Rike Roçi ish-konkurrentja e “Big Brother” ka komentuar ashpër ndaj një deklarate të fundit të moderatores Dojna Mema.

Dojna ishte e ftuar në emisionin “Oxygen” ku foli mbi jetën luksoze që shfaqet në rrjete sociale duke përdorur terma si “vajzat e Instagramit” dhe presionin ndaj djemve për të bërë para.
Dojna Mema:
“Mendoj që televizioni, sa më shumë kalon koha, aq më shumë degradohet,” u shpreh Dojna. “Përpos argëtimit, mendoj që është shumë e rëndësishme të ketë edhe emisione edukative. Kur them edukative, [e kam fjalën] edukative në çdo aspekt, sepse kemi nevojë të dëgjojmë muzikë të mirë, të promovojmë vlera, kemi nevojë të flasim për tema të rëndësishme. Jo vetëm goca Instagrami. Nuk kam asgjë me gocat e Instagramit, por nuk ka shumëllojshmëri, ka vetëm goca Instagrami në televizionet shqiptare, apo djem të pasur, pa i pyetur se si e kanë bërë pasurinë.”
Por mesa duket deklarata e moderatores nuk i ka pëlqyer ish-banores së “BBA” teksa ajo shkruan
Rike Roçi:
“Harroi kjo që çuni i babit i vendoste 500 euro në ballë dhe i bëheshin sytë me zemra kësaj…i urrej vajzat që bëjnë si moraliste dhe pastaj nga mbrapa janë më keq.”
Ky koment i Rike Roçi është komentuar shumë në rrjet.
Ky koment i bërë nga ish-banorja e “BBA” i referohet një interviste të vjetër live në Instagram të zhvilluar mes Dojnës me djalin e Ardian Fullanit, ky i fundit ish-Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani. Gjatë videos live në Instagram, dikush i shkroi “A ke ndonjë 500 euro për të na i dhënë?”. Ai nxori 500 euro dhe i mbuloi sytë Dojnës, e cila reagoi duke thënë “Oh my God”.
© Panoramaplus.al

