2 Shkurt, 2018

Floriana Garo jep detaje për jetën e saj në Zvicër, bashkëshortin dhe shtatzëninë


Ish-moderatorja e “Jo vetëm mode” Floriana Garo ka folur sot për jetën e saj në Zvicër, për shtatzëninë dhe për bashkëshortin.

Teksa po fliste për punën e re ajo tha: “Unë tashmë jam administratore e një Busness Center-i dhe jemi në prag të lancimit bashkë me dy partnerë të tjerë, ku pjesë e ortakëve është dhe im shoq, mirëpo unë jam ajo menaxherja”.

E ftuar në emisionin “Chaud Patate” në Energy Radio, ajo u pyet nëse  bashkëshorti i saj donte djalë si shumica e burrave në Shqipëri.

“Enisi është shumë i angazhuar me punë dhe shpeshherë e diskutojmë sepse unë jam dhe vetë natyrë karrieriste dhe e kuptoj dhe e vlerësoj. Por, prapë duhet krijuar ajo balanca në familje dhe shpeshherë i tërheq vëmendje e i them “Hej se nuk do jemi më vetëm ne, kështu që duhet ajo koha për familjen”. Besojmë se do ta arrijmë, sepse ne kohën për punën dhe për njëri-tjetrin e kemi se nuk jemi shumë të shpërndarë. Enisi e ka patur. E donte djalë dhe ai, se është tipik shqiptar në disa gjëra. E donte djalë sepse meshkujt e kanë këtë që duan që me djalin e tyre të bëjnë ato aktivitetet mashkullore, por tani po e përjeton faktin që do të bëhet me vajzë. Pyet gjithmonë: Si ka qenë goca? Ka lëvizur?”, tha duke qeshur moderatorja.

Ish miss-i tregoi dhe disa detaje për emrin e vajzës: “Kam menduar dhe emrin e kam zgjedhur unë, por do ta lë surprizë kur të lindi. Nuk është emër tamam shqiptar, por ka tingëllim shqiptar dhe që mund të interpretohet në gjuhë të ndryshme. Nuk kemi bërë listë me emra. Një ditë po kërkoja emra në internet dhe ngela te ky emër. Pasi i zbulova mirë domethënien, pasi për mua ishte e rëndësishme një domethënie, e vendosëm. Ndërsa për dhomën, me thënë të drejtën nuk e kam bërë gati plotësisht, por kam idenë se si fillim do ta mbaj afër meje. Jam shumë shqiptare për këtë gjë”.

© Panoramaplus.al