Florian Binaj, aktori më i dashur i Portokallisë, i cili ka interpretuar për vite me radhë ‘rolin e policit dhe të Edi Ramës, nuk do të jetë më pjesë e këtij spektakli të Top Channel.

Dritare.net informon se për shkak të mosmarrëveshjeve, aktori i dhjetëra roleve, sot i komunikoi regjisorit Basha, largimin përfundimtar.

Portokallia duhej të niste në 1 tetor, por pas largimit të Florit, Besit , Erionit etj, nisja e spektaklit është e rrezikuar. Ndërsa për Florin, nis nga nesër një jetë tjetër jashtë Portokallisë. Paҫ rrugë të mbarë Flori. Je më i miri!/dritare.net
© Panoramaplus.al
