27 Prill, 2018

Flori Mumajesi nxjerr foton intime me një femër


Kantautori shqiptar Flori Mumajesi, vitin e kaluar u përfol shumë për një lidhje të tij me moderatoren kosovare Liberta Spahiun me të cilën muaj më vonë dolën lajmet se ishin ndarë.

Tani duket se Flori është në një lidhje të re. Por teksa nuk ka asnjë konfirmim nga vetë këngëtari për lidhjen e tij, këtë mund ta mendosh nga një foto që ka postuar se fundmi Flori në “Instastory”.

Aty shihet krahu i kantautorit dhe tatuazhi i tij teksa duket se ka përqafuar një vajzë të veshur me rozë. Por gjithsesi, foto është shumë e dyshimtë dhe mund të jetë përdorur edhe si një “kurth” nga vetë Flori, për të bërë lajm në portalet rozë.

© Panoramaplus.al