23 Gusht, 2024

Flori Mumajesi feston ditëlindjen! Arbana Osmani i bën dedikimin e veçantë: Na mungon…


Këngëtari i njohur Flori Mumajesi, prej kohësh është distancuar nga rrjetet sociale si edhe nga karriera muzikore.

Sot ai feston ditëlindjen dhe një urim special ja ka bërë moderatorja shumë e njohur Arbana Osmani, një mikeshë e ngushtë dhe shumë e vjetër e tij, ajo ka postuar një video teksa Flori dhe djali i saj Joni, këndojnë së bashku.

“Gëzuar ditëlindjen Flori Mumajesi, e bekuar për kujtimet e bukura, muzikën e mrekullueshme dhe këngët romantike që ti na ke dedikuar! Kthehu shpejt, na mungon,” ka shkruar Arbana.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Kujtojmë që u bë kohë e gjatë që nga projekti i fundit që këngëtari ka lançuar. Mirëpo fansat dhe ndjekësit e tij nuk e kanë harruar asnjë moment, shpesh kanë kërkuar nga Flori projekte të reja.

Ajo çfarë u vu re së fundmi në Instagramin e këngëtarit ishte fotoja e profilit, një pusullë e bardhë ku shkruante: “Pak Flor”, kjo ka ngritur dyshimet tek ndjekësit dhe jo vetëm se ky mund të jetë emri i albumit të ri të Florit.

© Panoramaplus.al