Daniela, tifozja seksi e Boka Juniors u bë virale për intervistën e saj të veçantë. Bukuroshja argjentinase bëri xhiron e rrjeteve sociale për shkak të një momenti të veçantë gjatë një bisede me një gazetar, të cilit ajo i kërkoi profilin në “Instagram”.
Gjithçka ndodhi në Buenos Aires pasi Boka Juniors mposhti skuadrën Barcelona SC në Kupën Libertadores. Por këtë herë, nuk ishte vetëm futbolli që tërhoqi vëmendjen. Reporteri i “AZZ”, Nicolas Luaces, u filmua teksa po diskutonte ndeshjen me tifozët e Bokës jashtë stadiumit “La Bombonera”.
Ai “gjen gjuhën e përbashkët” me një tifoze simpatike, momente që u bënë virale në rrjetet sociale. Luaces dhe tifozja e zjarrtë e Boka Juniors, Daniela, përfunduan duke shkëmbyer “Instagram”-et mes batutash flirtuese.
PANORAMASPORT.AL
© Panoramaplus.al


