Marrëdhënia e Katy Perry dhe Justin Trudeau duket se ka “ngrirë”, pasi axhendat e tyre të ngjeshura dhe shqetësimi i ish-kryeministrit kanadez me publicitetin intensiv të yllit të popit kanë çuar në një përçarje të marrëdhënies.

Dyshja u fotografua muajin e kaluar në një darkë romantike në Montreal, ndërsa Justin Trudeau më pas mori pjesë në turneun e Katy Perry në Kanada. Megjithatë, sipas DailyMail, komunikimi i tyre është ulur ndjeshëm në dy javët e fundit.
“Të dy janë të zënë”, i tha gazetës një burim pranë çiftit, duke vënë në dukje se në korrik ata po shkëmbenin mesazhe “pa ndërprerje”.
“Entuziasmi fillestar është zbehur”, shtoi burimi duke theksuar se ata thjesht nuk janë më në kontakt të vazhdueshëm. “Kjo mund të ndryshojë, por tani për tani, kështu janë gjërat. Raporti mes tyre ka ngrirë.”
Veçanërisht acaruese për Justin Trudeau ishte publiciteti i madh që mori takimi i tyre i parë, menjëherë pas lajmit të ndarjes së Katy Perry-t nga Orlando Bloom.
“Justin nuk ishte i emocionuar që dolën fotot”, tha një burim. “Ishte thjesht një takim i parë. Një takim i parë. Dhe papritmas kjo ndodhi, gjë që nuk ishte ajo që ai donte”.
Justin Trudeau “nuk ishte i përgatitur” për vëmendjen e tepërt nga marrëdhënia me Katy Perry-n.
“Mund të jetë shumë dhe mund të të mbingarkojë”, tha një burim pranë tij. Një tjetër shtoi se, për momentin, të dy mbeten vetëm miq.
“Ajo nuk është gati të fillojë të dalë me askënd tani. Duhet të përqendrohet në procesin e shërimit pas ndarjes së saj nga Orlando”, shpjegoi ai.
© Panoramaplus.al
