Një ditë më parë, reperja e famshme Cardi B njoftoi fansat e saj se ajo dhe bashkëshorti, Offset janë drejt ndarjes vetëm një vit pas martese.
Në një video në “Instagram”, Cardi B foli me respekt për ish-bashkëshortin duke thënë se ata u rritën bashkë dhe se do të mbeten edhe miq të mirë.

Por komentet për ndarjen e tyre janë të shumta. Mediat e huaja shkruajnë se ka qenë një person i tretë që ka hyrë në mes të çiftit të famshëm.
E bëhet fjalë për modelen Summer Bunni, e cila ka reaguar mbi lajmin përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”.

“Mirëmëngjesi, një letër e shpejtë për fansat, ndjekësit dhe mediat sociale. Gjatë 48 orëve të fundit nuk më kanë pëlqyer ngjarjet e ndodhura në mediat sociale. Jo vetëm se janë të kota, por është poshtëruese. Gjithmonë do t’i pranoj gabimet e mia dhe në këtë situatë e pranoj.
Të shoh dhimbjen e një gruaje tjetër nuk më sjell gëzim. Dhe nuk mendoj se është argëtuese. Unë gjithmonë kam qenë për suportin e femrave ndaj njëra-tjetrës, por në këtë situatë nuk dështova vetëm unë, por dhe të tjerët.
Unë hoqa dorë nga situata për një arsye. Kjo nuk është një letër simpatie. Por për të bërë me dije të gjithë ata që kanë pyetje”, shkruan modelja në “Instagram”.
Ndërkohë për TMZ, Bunni ka shtuar se ajo nuk është ngatërruar më me Offset që pas lindjes së vajzës dhe ndihej e turpëruar pasi nuk e dinte se martesa e tij ishte kaq serioze.
Panorama Plus

