Rudina Dembacaj nuk e ka problem t’i thotë të gjitha pa komplekse kur realizon biseda virtuale me ndjekësit në Instagramin e saj.

Pas celebrimit me Mark Frrokun më 1 janar të këtij viti, aktorja e humorit është pyetur nëse jeton me prindërit e partnerit dhe përgjigja ishte: “Jo”.

Moderatorja është nënë e një vajze, Viktorias, e cila erdhi në jetë nga martesa e parë e saj me Aleks Varfaj.

Lidhur me të bijën, një ndjekëse i drejtoi këtë pyetje:

“Kush është një veshje që s’do ia lejoje Vikit, apo të duket e tepërt, kur të jetë adoleshente, 17-18 vjeç?”

Rudina iu përgjigj menjëherë: “Qyqja, nuk e mendoj fare”, duke nënkuptuar se nuk do të ndërhyjë tek zgjedhjet e saj ën të ardhmen.

Ndërkohë, një ndjekës i ka drejtuar një pyetje nisur nga disa thashetheme që ka dëgjuar për të.

“Thonë gojët e liga, se me shoqërinë, në biseda flisni me fjalor të pistë. E vërtetë?”
Rudina iu përgjigj:
“Po! Të ndihmojnë të shprehesh më mirë! Pra, është e vërtetë”.


