Mendonit se një femër super seksi si Fjolla Morina nuk kishte të dashur? Epo mesa duket e keni patur gabim. Ndodh shpesh që personazhet e njohur të bëjnë postime provokuese që fansat të zhyten në dilema.

Kështu ka ndodhur edhe me Fjollën, e cila ka ngritur dyshime me postimin e fundit në “Snapchat”. Këngëtarja shfaqet e ulur në një makinë luksoze dhe shofer është një djalë të cilit Morina është kujdesur t’ia fshehë identitetin duke i vendosur një emoji zemre në pjesën e kokës.

Të jetë një i dashur i ri apo thjesht është një mik i mirë i këngëtares, e cila ka vendosur ta mbajë sekret në këtë formë për të ngjallur pak dyshime në fansa?
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
