27 Janar, 2018

Fjolla Morina ka një dhuratë për ju në ditën e të dashuruarve, nuk është këngë…


Të gjithë e njihni si këngëtare dhe nuk e mendonit se Fjolla Morina kishte talent edhe diçka tjetër.

Mund të mendoni se është kërcimi, pasi e keni parë te “Dance with me Albania”, por nuk është kjo.

Morina ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi ku zbulon se në muajin që vjen, shkurt, bashkë me Mr Rex do të publikojë linjën e parë të veshjeve.

““Në muajin e dashurisë” pikërisht me 14 shkurt, unë dhe miku im @mrrex_fashiondo të bëjmë një sfilat të koleksionit tim të parë. Duart e arta të ReXit do të sjellin magjinë e “Ditës së të dashuruarve” mbi skenën e magjishme që do të vendoset në Hotel Plaza Tiranë”, shkruan këngëtarja duke na lënë të kuptojmë se në vazhdim do ta shohim edhe si dizajnere.

© Panoramaplus.al