Fituesja e “Eurovizion 2018”, Netta ka folur për herë të parë për mesazhet që ka marrë pasi doli triumfuese e kompeticionit. Gjatë një interviste ajo ka thënë se nga Gadishulli ballkanik ka marrë vetëm mesazhe kërcënuese dhe se nuk e kupton se pse politika duhet të ndikojë tek arti.

“Kam marrë mesazhe kërcënuese nga Shqipëria, Bosnja, por edhe nga Serbia”, ka thënë Netta.
Ajo ka rrëfyer eksperiencën e keqe që ka kaluar dhe se është mërzitur kur ka parë mesazhet kërcënuese në rrjetet e saj sociale. Netta ka thënë se më parë kishte dëgjuar fjalë të mira për Ballkanin, por kjo nuk i rezultoi e vërtetë.
Gjithashtu fituesja e “Eurovizionit” ka folur për famën e keqe që ka shteti i saj në Ballkan dhe ka kërkuar se mos të përzihet politika me artin.
“Unë nuk jam politikane, jam këngëtare dhe me muzikën time përfaqësoj këtë vend, tani jam bërë shënjestër e sulmeve sepse jam izraelite”, ka përfunduar fituesja.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
