Netta është këngëtarja nga Izraeli, e cila është komentuar shumë pas marrjes së fitores në “Eurovizion”, e jo vetëm sepse fitorja e saj nuk u prit dhe aq mirë, por edhe për shkak të deklaratave që ajo ka bërë.

Pak kohë më parë në një konferencë, ajo la të kuptohej se performanca e këngëtares shqiptare Eleni Foureira ishte false.
“Unë dhe Eleni ishim favorite për ta fituar. Mendoj se fitoi autenticeti. Unë isha në garë vetëm me veten time”, u shpreh Netta.

Por kjo e fundit nuk është ndalur me kaq. Në intervistën e saj të parë pasi është kthyer në Izrael, këngëtarja ka përmendur sërish Elenin duke u shprehur se këngëtarja shqiptare është më shumë për të kënaqur sytë sesa veshët.

“Isha gati që Eleni të fitonte, s’do më dëmtonte, sepse e gjithë jeta ime ka qenë kështu…Nuk kam ditur kurrë diçka tjetër…Gjithë jetën time jam mundur nga gjërat standarte. Kur vjen koha për përzgjedhje ata zgjedhin ato që i kënaqin sytë”, është shprehur Netta.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
