5 Qershor, 2024

Fituesi i “Grammy” akuzohet për përdhunim, paditësja: Më mbylli në një dhomë të errët dhe…


Producenti dhe kompozitori, fitues i çmimeve Grammy, The-Dream është akuzuar për përdhunim dhe dhunë seksuale.

47-vjeçari, i lindur Terius Gesteelde-Diamant, u padit në Los Angeles nga Chanaaz Mangroe. Sipas dokumenteve, Mangroe ka prenteduar se producenti në mënyrë të përsëritur e detyroi të kryenin marrëdhënie seksuale dhe në një rast filmoi takimin intim mes tyre si edhe e kërcënoi se do t’ua tregonte njerëzve të tjerë.

Gesteelde-Diamant, i cili ka shkruar këngë për Beyonce, Rihanna, Justin Bieber dhe Mariah Carey, i ka mohuar akuzat.

Sipas padisë prej 60 faqesh, Mangroe po kërkon dëmshpërblim për shkaktim të ankthit dhe shqetësim të rëndë emocional. Paditësija, me origjinë nga Holanda, e cila synoi të bëhej këngëtare dhe kompozitore në tregun amerikan, tha se u takua për herë të parë me Gesteelde-Diamant në janar 2015.

33-vjeçarja pretendon se producenti përdori dhunë gjatë takimeve të tyre duke i shkaktuar mavijosje, e detyroi të pinte sasi të tepërta alkooli, e detyroi të kryente akte seksuale në një kinema dhe e përdhunoi në një furgon.

Ajo akuzoi producentin se “i tha asaj se do ta bënte atë Beyoncé dhe Rihanna e ardhshme”.

Brenda disa ditësh nga takimi i parë, Mangroe pretendoi se Gesteelde-Diamant kishte filluar t’i bënte presion për seks, duke i thënë se ishte pjesë e procesit.

33-vjeçarja thotë se ai e mbylli në një dhomë të errët dhe do të ndalonte së kryeri marrëdhënie agresive me të vetëm pasi ajo t’i thoshte se e donte.

Në një deklaratë të dhënë për BBC nga ekipi i saj ligjor, Mangroe tha se zgjedhja për të folur “ka qenë një nga vendimet më të vështira të jetës sime”.

Gesteelde-Diamant ka fituar tetë çmime Grammy dhe është nominuar për kategorinë Këngëtari i Vitit në Grammy Awards në shkurt 2023.

Në një deklaratë të dhënë nga një përfaqësues i Gesteelde-Diamant për New York Times, ai tha se pretendimet janë “të pavërteta”.

“Unë kundërshtoj të gjitha format e ngacmimit dhe gjithmonë jam përpjekur t’i ndihmoj njerëzit të realizojnë qëllimet e tyre të karrierës”, thuhet në deklaratë.

© Panoramaplus.al