12 Shkurt, 2021

Fitues i 23 çmimeve Grammy, humb jetën “gjeniu” i xhazit nga një formë e rrallë e kancerit


Këngëtari i njohur i muzikës xhaz, Chick Corea ka ndërruar jetë të martën nga një formë e rrallë e kancerit.

Muzikanti Corea, i cili pati një karrierë që zgjati rreth 5 dekada në muzikë, vdiq në moshën 79-vjeçare.

Lajmi i dhimbshëm u bë i ditur në një postim në faqen e tij në Facebook.

“Përgjatë dekadave që kaloi duke bërë turne në botë, ai preku dhe frymëzoi jetën e miliona njerëzve”- shkroi familja e tij në deklaratë.

“Gjeniu i xhazit” është artisti i katërt më i nominuar në historinë e Grammy. Ai është nominuar 65 herë në Grammy Awards gjatë karrierës së tij të gjatë dhe ka siguruar 23 çmime.

Në një mesazh të shkruar para vdekjes, që ia la fansave, Corea u shpreh: “Misioni im ka qenë gjithmonë të çoja kënaqësinë e të krijuarit kudo qe mundesha, dhe duke vepruar kesisoj me te gjithe artistet qe admiroj perzemersisht, kjo ka qene pasuria e jetes sime.”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al