Ata u futën vetëm në shtëpinë e “Big Brother” por në fare pak kohë u pëlqyen dhe u lidhën bashkë, duke e vazhduar garën si çift.
Më pas Danjeli dhe Fotini deklaruan se dashuria e tyre ishte e sinqertë, aq sa për tu martuar brenda shtëpisë në më pak se dy muaj.
Duket se kjo martesë i solli shumë fat çiftit të ri, duke i bërë ata fitues të 100 milion lekëve.
Por pasi dolën nga shtëpia, edhe pse ishte paralajmëruar një dasmë, ata e shtynë duke thënë se ende nuk i kishin marrë lekët dhe se dëshironin që të bënin një ceremoni madhështore, prandaj dhe kishin vendosur që të prisnin edhe pak.
Por duket se tashmë çifti i ka vënë të “gjitha në vijë” dhe përmes një lidhjeje live në Instagram kanë treguar se këtë verë ata do të bëjnë edhe ceremoninë e dytë martesore mes familjarëve dhe miqve të tyre.

© Panoramaplus.al

