8 Janar, 2024

“Fitova”- Pasi zbuloi se ka nisur një lidhje të re dashurie, Selena Gomez shkëmben puthjen pasionante me të dashurin (FOTO)


Këngëtarja e njohur Selena Gomez dhe i dashuri i saj Benny Blanco së fundmi kanë treguar se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.  

Çifti shkëmbyen një puthje pasionante në 81-të vjetorin e festivalit të ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, e cila u mbajt mbrëmjen e djeshme.

E veshur me një fustan kuq e zi, Selena ka postuar në InstaStory një foto duke u puthur në buzë me producentin, ndërsa krahas saj shkruan: “Fitova”.

Më 5 janar, një burim tha për “People” se Gomez është “shumë e lumtur” për shkak të romancës së saj të re.

“Ajo duket se po e ndjen vërtet lumturinë në këtë moment,” tha burimi për PEOPLE.

Kujtojmë që një muaj më parë këngëtarja zbuloi se është në një lidhje me producentin Blancon përmes një postimi në Instagram.

Fotoja tregonte  këngëtaren 31-vjeçare duke mbështetur kokën në shpatullën e një burri, fytyra e të cilit nuk duket e plotë.

Postimi i këngëtares u bë viral në rrjetet sociale, pasi fansat nisën të shpërndanin postimin e këngëtares dhe të komentonin lidhjen e saj. Por, nuk mbaroi këtu, pasi vetë këngëtarja disa orë më vonë reagoi ndaj një postimi në mediat sociale ku thuhej, “Selena Gomez me sa duket konfirmon se është në një lidhje”,  dhe ajo reagoi duke komentuar se “Ai është në zemrën time”, “Ai më ka trajtuar më mirë se çdo qenie njerëzore në këtë planet”.

Një tjetër detaj që duket se konfirmoj marrëdhënien e dyshes ishte edhe një tjetër postim që këngëtarja ka bërë në “Instastory’, ku ka ndarë një foto të unazës që mbante në gisht, me inicialin B, që me siguri i referohet Blanco-s.

 

© Panoramaplus.al