6 Nëntor, 2024

Fitorja historike e Donald Trump/ Reagon mbesa e tij 17 vjeçare: Urime gjysh, askush më mirë se ty nuk…


E  ndërsa u konfirmua dhe fitorja historike e Donald Trump, nuk mungoi një reagim nga mbesa e tij më e madhe Kai e cila uroi gjyshin e saj.

Teksa u shfaq mahnitëse me një fustan vezullues Kai postoi një foto përkrah Trumpit ku shkruante:“Askush nuk punon më shumë dhe nuk kujdeset më shumë për popullin amerikan. Urime gjysh, të dua!”

Në disa foto të tjera mbesa e presidentit u shfaq krah mamasë së saj,  vajzës së Trumpit dhe pjesës tjetër të familjes të cilët dëgjonin fjalimin e fitores historike.

Disa ditë më parë, Kai kishte postuar një foto të rrallë me babanë e saj, nënën Vanessa dhe dy vëllezërit e motrat e saj, duke i shkruar ” Halloween me familjen “. Në foto janë motra e saj 3-vjeçare Khloé Sophia dhe vëllai 15-vjeçar Donald John Trump III, të cilët gjithashtu u shfaqën në eventin në West Palm Beach.

Në total, Trump ka pesë fëmijë dhe dhjetë nipër e mbesa dhe pret edhe një. Vajza e tij Tiffany është në pritje të fëmijës së saj të parë me burrin Michael, ndërsa Don Jr ka pesë fëmijë nga martesa e tij e parë me Vanessa. Disa nga nipërit e tjerë të tij, si Tristan dhe Spencer, nuk morën pjesë në fjalimin.

© Panoramaplus.al