7 Shkurt, 2024

“Fitoren ia bleu babai”- Banorja hedh akuza të forta ndaj fituesit të “Big Brother VIP Kosova”: Të betohem, kam marrë mesazhe…


Edona James ka hedhur akuza të forta ndaj fituesit të edicionit të dytë të “Big Brother Kosova”.

 

E ftuar në emisionin “Hallakamë”, Edona ka folur për herë të parë mbi fituesin e këtij edicioni, ish-futbollistin Lumbardh Salihu, duke ia quajtur fitoren të pamerituar.

Ajo gjithashtu pretendon se fitoren Lumbardhit ja ka siguruar babai i tij duke i blerë votat e publikut.

“Unë besoj se.. nuk e di nëse mundem ta them por unë besoj se Lumbardhi nuk e ka 100% fitoren nga publiku por babai i tij ia ka blerë fitoren. Edhe unë po ti kisha investuar 50 mijë euro në vota do ta kisha fituar. Sepse unë i shoh reagimet e publikut jashtë shoh videot dhe ajo çfarë vë re është se populli  janë nervozuar për fitoren e Lumbardhit. Të betohem se të gjitha mesazhet ishin se unë e meritoja, pa ty nuk kishte qenë “BigBrother “ kaq i madh më shkruajnë njerëzit.”- shprehet Edona.

© Panoramaplus.al