Fituesi i lotarisë, Karl Crompton është ndarë nga bashkëshortja, e cila mund të marrë gjysmën e pasurisë së tij prej 22 milionë paundësh.

Karl fitoi 11 milion paund në vitin 1996, kur ishte vetëm 23 vjeç. Ai u lidh me vajzën që pëlqente në shkollë, me Nicole, dhe dyfishoi pasurinë e tij me investime të mençura.

Ata nuk nënshkruan një kontratë për pasurinë kur u martuan në 2006-ën.
Nicole, mamaja e dy fëmijëve të tyre punon ende si infermiere, pavarësisht parave që fitojnë. Ajo është larguar nga shtëpia prej 2 milion paundësh që ai ndërtoi për familjen në Fylde, Lancs, dhe tani jeton 20 minuta larg.

Javën e kaluar, ajo u shfaq pa unazën në gisht teksa hipi në një “Range Rover”, që ia kishte blerë Karl.

Një burim tha: “Ne kemi dëgjuar që ata po divorcohen dhe ajo pritet të marrë gjysmën e pasurisë“.

Karl shpenzoi 3.5 milion paund vetëm me makina një vit pas fitores së tij. Por shokët kanë frikë se Nicole u largua, sepse Karl u bë paksa koprrac.

Njëri tha: “Të gjithë jemi paksa të shqetësuar për Karl. Atij i është thyer zemra”.
Dyshja nuk kanë pranuar të komentojnë.
© Panoramaplus.al
