27 Dhjetor, 2017

Fitoi festivalin e Këngës në RTSH, reagon Eugent Bushpepa: Goditje bërrylash


Festivali i Këngës në RTSH, kurorëzoi mbrëmjen e së shtunës fituesin e tij. Eugent Bushpepa me këngën ‘’Mall’’ ishte i zgjedhuri i jurisë për të përfaqësuar Shqipërinë denjësisht në Eurovizion në pranverën e vitit që po vjen. Si një ngjarje e përmasave të tilla artistike, por edhe nga rëndësia e Eurovizionit festivali ka pasur reagime pro e kundër.  Manjola Nallbani tha se fituesi ishte shpallur 20 ditë përpara, Redon Makashi e quajti festivalin një koshere, Endri e Stefi Prifti u shprehën të zhgënjyer etj…

Por edhe vetë fituesi Eugent Bushpepa me anë të një postimi të gjatë në Facebook, me një retorikë të pasur dhe që duket sikur i flet një uni filozofik, ka theksuar se fitorja në Festival i ndezi një dritë shprese pasi prej kohësh e kishte humbur besimin pasi ishte ndeshur vetëm me mbyllje shtigjesh dhe goditje bërrylash.

 

© Panoramaplus.al