6 Nëntor, 2020

Fisnik Syla nuk ndal dedikimet e ëmbla për Fjolla Morinën: Ndonjëherë, dikush vjen në jetën tënde dhe…


Pak kohë më parë, Fjolla Morina i tha “PO” propozimit për martesë të Fisnik Sylës.

fjolla morina fisnik syla (5)

Çifti po e shijon në maksimum dashurinë dhe në rrjete sociale nuk mungojnë dedikimet e shumta për njëri-tjetrin.

fjolla morina fisnik syla (2)

Duket se Fisniku është një djalë shumë romantik, i cili përveç dhuratave, i dedikon edhe fjalë të ëmbla partneres së tij.

fjolla morina fisnik syla (4)

Së fundmi, ai ka publikuar një foto ku shfaqet krah këngëtares dhe krah saj shkruan:

Ndonjëherë, dikush vjen në jetën tënde, ta ndryshon jetën krejt papritur, të rrëmben zemrën dhe të ndryshon përgjithmonë”.

fjolla morina fisnik syla (3)

Ndërsa Fjolla e ka ripublikuar foton, duke shkruar “përgjithmonë”, shoqëruar me një emoji zemre.

fjolla morina fisnik syla (6)

Fjolla dhe Fisniku do të martohen së shpejti, ndaj përgatitjet për dasmën kanë nisur që tani. Pritet që në dasmë të jenë rreth 300 të ftuar, mes të cilëve shumë personazhe VIP, politikanë, biznesmenë dhe këngëtarë.

fjolla morina1

Ceremonia pritet të mbahet në Prishtinë, por ende nuk ka një datë apo vend të saktë.

fjolla morina (3)

© Panoramaplus.al