Gazetarja e njohur, Fiori Dardha feston sot 41-vjetorin e lindjes!

Në këtë ditë të veçantë, ajo zgjodhi t’i bëjë një urim vetes, duke publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto, krahas së cilës shkroi: “41 sot!”

Ndërkohë, në Instastory, moderatorja postoi disa imazhe të realizuara në ditën e saj të dasmës, plot katër vite më parë.

Tre ditë më parë, edhe djali i saj, Abel, festoi 9-vjetorin e lindjes dhe për këtë ditë, ai kishte zgjedhur të shfaqej si ushtar “rus”.

Para pak kohësh, Fiori humbi edhe njeriun e saj më të shtrenjtë, nënën.

Ajo nuk mundi ta fitonte betejën kundër kancerit, i cili i mori jetën.

Pavarësisht dhimbjes, moderatores iu desh të rikthehej në xhirime për emisionin që drejton bashkë me Rozana Radin, edhe pse ishte dita e tretë e humbjes së madhe.


