6 Shkurt, 2018

Film për jetën e Meghan Markle dhe Princ Harry? Ja aktorët që do luajnë rolet kryesore


Edhe pse kanë vetëm pak muaj që kanë realizuar fejesën e tyre, çifti i ri në familjen mbretërore është shndërruar në personazhin më të dashur dhe jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Behët fjalë për Princ Harry dhe Meghan Markle, për lidhjen e të cilëve do të realizohet një film.

Lajmin e ka bërë me dije “Lifetime”, sipas së cilës filmi do të titullohet: “Harry & Meghan: A Royal Romance”.

Sipas shkrimit të publikuar filmi ka në qendër të tij jetën e çiftit të parë nga ana mediatike dhe kryesisht jetën e Meghan si aktore amerikane.

Gjithashtu duket se është vendosur edhe kush do të luajë në rolet protagoniste. Meghan Markle do të interpretohet nga Parisa Fitz-Henley, ndërsa në rolin e Princit Harry vjen Murray Fraser.

© Panoramaplus.al