30 Janar, 2020

“Film për çnderimin e tropojanëve”, çfarë e indinjoi Ermal Mamaqin në premierën e filmit: Ata gënjejnë, mos u bëni …


Aktori Ermal Mamaqi mbajti mbrëmjen e së mërkurën premierën e filmit të tij “I love Tropoja”.

Por disa lajme rreth filmit ku thuhet se “Tropojani respekton mikun me vajzën e shtëpisë duke e futur në krevat” e kanë indijuar Mamaqin, i cili vendosi të sqarojë ndjekësit e tij duke i quajtur idiotësi.

Aktori tha se mesazhi i filmit në fakt ka qenë e kundërta e asaj çfarë është raportuar.

Sipas tij, “I love Tropoja” i nxjerr tropojanët si njeri të besës, të traditës e nderit.

Ndërsa u kërkoi ndjekësve të mos  besojnë këto artikujt duke i quajtur gënjeshtra dhe që nxisin urrejtjen.

Postimi i plotë:

Miq desha t’ju sqaroj për një lajm dashakeq që ka dalë dje. Sipas këtij lajmi…”Në filmin tim Tropojani respekton mikun me vajzën e shtëpisë duke e fut në krevat” e të tjera idiotësi si këto… Nuk e kuptoj ça lloj njerëzish janë këta që guxojnë të shpikin kështu lajmesh.

Ju sqaroj se është e kundërta. Nuk do guxoja kurrë ta bëja një gjë të tillë pasi mesazhi që jep filmi është pikërisht i kundërti.

Në film Tropojanët dalin ashtu si janë, njerëz të besës të traditës dhe të nderit.

Mbrëmë në pallatin e kongreseve ka qenë Premiera më e madhe për një film me rreth 5000 të ftuar dhe filmi është ndjekur nga 2000 Tropojanë duke filluar nga Rexh Biberi (Kryetari i bashkisë Tropojë) dhe deri te Erzen Breçani. Të gjithë më falenderuan dhe më uruan për mesazhin që nxirrte filmi.

Ju ftoj të shihni filmin dhe të kënaqeni. Dhe turi “I love Tropoja” fillon me qytetin të cilit i dedikuam filmin. Në Tropojë.

A ma shpjegon dot njeri që nëse do e kisha bërë filmin për të ç’nderuar Tropojanët si mund të shkoja ta shfaq këtë film për të gjithë ata?

Mos u bëni pre e disa faqeve ose fjalëve që nxisin urrejtje. Ata gënjejnë!!! Ky film do jetë nr 1 në Kinematografinë Shqiptare. Ju dua.

Ermali

© Panoramaplus.al