Një nga skenat më të njohura të orgazmës në “Hollywood”, i përket Meg Ryan dhe filmit “When Harry Met Sally”.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, aktorja i ka bërë një referencë të vogël skenës në fjalë, duke përshkruar reagimet e fëmijëve të saj kur në mënyrë të pashmangshme “kanë hasur” në këtë skenë.
“Është qesharake, djali im sapo më thirri këtë mëngjes sepse është në Nju Jork dhe po qëndron në një hotel pikërisht përballë Katz’s Deli, ku u xhirua skena e filmit. Këtu ishte edhe vajza ime dhe ata filluan të më bërtisnin: Mami, ky është një lloj turpi që ne ndjejmë. Djali im më tha se tek Katz ishte një foto e imja në tavolinën ku u shkrep skena”, tha fillimisht aktorja.
Në vitin 2018, djali, të cilin Ryan e ka me Dennis Quaid, u shpreh se kishte ndjenja të përziera për rolin e nënës së tij në film, madje duke zbuluar se nuk e kishte parë deri sa ishte rritur. “Unë pashë filmin ‘When Harry Met Sally’ për herë të parë kohët e fundit”, kishte thënë ai.
“E pashë sepse po bëja një komedi romantike dhe kjo është një komedi romantike. Pastaj qava për një kohë të gjatë, sepse isha shumë krenare për të, dhe menjëherë e thirra dhe i thashë: Më vjen shumë keq që humba këtë film”.
Ajo tha: Unë e kam parë atë një herë’”, përfundoi djali i Meg.
© Panoramaplus.alMeg Ryan Says Son Jack Quaid Feels a ‘Very Unique Embarrassment’ Over Her Iconic ‘When Harry Met Sally’ Fake Orgasm Scene https://t.co/hBvf4RuyRJ
— Variety (@Variety) September 1, 2023

