23 Nëntor, 2023

“Filloi t’më prekte, pastaj mi futi duart…”- Aktori i njohur akuzohet për sulm dhe abuzim s*ksual ndaj në femre


Aktori i njohur Jamie Foxx së fundmi është akuzuar për sulm seksual ndaj një femre në New York, në vitin 2015.

Jamie Foxx.

Sipas dokumenteve të siguruara nga “TMZ”, padia e ngritur ndaj ti përkon me muajin dhe orën që Foxx ka mbërritur në këtë qytet.

Disa orë më vonë, gruaja së bashku me dhe një nga miqtë e saj të cilët ishin ulur një tavolinë larg nga Foxx dyshohet se i kërkuan aktorit një foto, për të cilën ajo pretendon se ai pranoi.

Jamie Foxx partying.

Sipas Page Six gruaja pretendon se 55-vjeçari ishte i dehur dhe iu përgjigj: “Sigurisht do të bëja çdo gjë për ty”, ndërsa pasi bënë disa foto aktori i tha asaj se kishte një “trup supermodel”.

Për të mos mjaftuar kjo sipas saj, në një moment Foxx e tërhoqi atë për krahu dhe ccoi mbrapa restorantit, ndërsa filloi ta prekte në pjesë të ndryshme të trupit, si gjoksin dhe të pasmet.

Nga ana tjetër në dëshminë e dhënë, gruaja pretendon se roja i sigurisë dhe disa persona të tjerë që ishin aty të pranishëm janë dëshmitarë okularë që e kanë parë ngjarjen.

Më pas, Foxx dyshohet se i futi duart në pantallonat e saj duke prekur me gishta vaginën, ndërsa ajo pretendon se sulmi seksual u ndal nga shoqja e saj e cila e shpëtoi atë.

Së bashku me aktorin, gruaja ka ngritur padi edhe ndaj restorantit për dëmshpërblim dhe ndëshkim si pasojë e “ngacmimit seksual, abuzimit dhe sulmit”.

© Panoramaplus.al