14 Qershor, 2025

Fillimet e vështira të Aurela Gaçes! Artistja: Si ma hoqën këngën dy javë para festivalit


Këngëtarja e njohur shqiptare, ndër më të dashurat nga publiku, Aurela Gaçe ka rrëfyer një pjesë nga rrugëtimi i saj në muzikë dhe vështirësitë që ka kaluar në karrierë.

Screenshot_11Në një intervistë, ajo nënvizoi se përtej suksesit, është shumë e rëndësishme të jesh në kontakt vazhdimisht me publikun, përmes projekteve apo intervistave.

Këtë e ka mësuar me kalimin e viteve dhe eksperiencës, ndërsa tregoi dhe një moment të vështirë, ku do merrte pjesë për herë të parë në koncert në Tiranë, por dy javë para ia hoqën.

“Pas një muaji që ne bënim prova çdo ditë, dhe dy javë niste festivali, mua më komunikohet që kënga është hequr. Qava mirë e mirë te shkallët e radios dhe nuk e imagjinoja dot të kthehesha pas, nuk kisha kthim pas në këtë rrugë që kisha nisur. Nuk pranoja jo. Shkova dhe fola, gjithë fshati priste që unë të dilja në Televizion”, – rrëfeu ajo

© Panoramaplus.al