21 Shkurt, 2018

Fiksimi i Vip-ave për operacionet, dëshira e çuditshme për këtë pjesë të trupit


Kirurgjia plastike viteve të fundit ka pasur një rritje të madhe, ku burrat dhe gratë shpenzuan plot 16 miliardë dollarë për të rregulluar pamjen e tyre vetëm në 2016-ën.

Por ndërsa deri më tani më të shumtë kanë qenë të fokusuar tek tiparet e fytyrës apo vitheve e gjoksit, duket se një tjetër pjesë e trupit ka marrë vëmendje për t’u korrigjuar.

Është pikërisht kërthiza për të cilën ekspertët thonë se gjithnjë e më shumë femra po kërkojnë ta rregullojnë, e të tilla deri më tani kanë qenë edhe të famshmet Emily Ratajkoëski apo Jessica Simpson.

© Panoramaplus.al