4 Shtator, 2022

Fiksimi i Bojken Lakos për vajzat më të reja, kantautori shfaqet në shoqërinë e partneres së re


Bojken Lako ka dalë zyrtarisht me të dashurën e tij të re. Ka qenë festivali “Sunny Hill” eventi që ka sjellë edhe zyrtarizmin e lidhjes së re të kantautorit të njohur. Në fotot e siguruara nga paparaci ynë, shihet për herë të parë Bojkeni dhe partnerja e tij. Shumë të afërt dhe të pashqetësuar për sytë e kureshtarëve janë shfaqur Bojkeni dhe partnerja e tij, disa vite më e re.

Partnerja e Bojkenit u shfaq në festival e veshur sport, ku me xhinset, kishte kombinuar bluzën e zezë. Ashtu si shihet edhe në foto, edhe kjo partnere është disa vite më e re se kantautori. Dyshja janë fotografuar në “Sunny Hill Festival” në Tiranë teksa ishin duke u argëtuar së bashku, ku nuk ngurruan të shkëmbenin edhe puthje intime në prani të të gjithëve.

Semi, ish-partnerja e Bojekenit, ka qenë gjithashtu pjesë e evenetit. Ajo ka postuar në rrjetet sociale foto me miqtë e saj, të cilët ishin duke shijuar atmosferën dhe muzikën. Pavarësisht se ky lajm ka krijuar zhurmë në media, Semi dhe Bojken ruajnë një marrëdhënie të mirë shoqërore. Këtë gjë e ka konfirmuar përsëri vetë Semi, e cila disa muaj më parë postoi në rrjetet sociale një video, ku shihej nën shoqërinë e ish-partnerit të saj.

Artisti i njohur foli për herë të parë për historinë me Semin, kur ajo ishte pjesë e “Big Brother”.

“Për këtë temë nuk dua të flas shumë. Nuk e ndjek ‘Big Brother’ dhe nuk do e ndjek, aq më tepër në këtë rast. E kam përkrahur hyrjen e saj si pjesë e mundësisë që të jep një ‘show’ i tillë. Gjithçka ajo ka thënë aty është në rregull. Semi thotë atë që do”, është shprehur ai.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Semi ka rrëfyer se Bojken ka qenë dashuria e saj e parë dhe kanë mbetur miq të mirë edhe pas ndarjes. Ajo tha se këngëtari ishte “dashuria e saj e parë” dhe se ish-çifti është njohur kur Semi ka qenë vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34. Edhe pas ndarjes, dyshja ruan një raport të mirë.

“Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. E pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tha 29-vjeçarja gjatë lojës. Fillimisht, këngëtarja konfirmoi ndarjen këtë vit në “Këngën Magjike”.

“Bojkeni do ngelet një mik imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë”, është shprehur këngëtarja.

Bojken Lako i ftuar në “Wake up” është pyetur për foton që publikoi pak kohë më parë ku shfaqej me një vajzë. Bojkeni tha se e bëri për të “promovuar festivalin”, por më tej shprehu se fakti që ai e ka postuar atë foto në faqen e tij personale do të thotë që “është diçka e mirë”.

Artisti nuk dha asnjë informacion se kush është vajza në fjalë dhe nëse është figurë publike apo jo.

“Po shiko tani, desha të promovoj festivalin. Nuk kam dëshirë të flas shumë, sepse kështu është si të thuash maja e shpërndarjes së thashethemit dhe të lajmit. Deri sa kam vënë diçka në faqen time personale, normalisht ka diçka shumë të mirë që ndihem mirë edhe…”, tha ai.

 

Semi Jaupaj dhe Bojken Lako i dhanë fund martesës së tyre dhe këtë lajm e konfirmoi vetë Semi në “E diela Shqiptare” kur po konkurronte për “Kënga Magjike”. Pas 9 vitesh një historie pasionante, dyshja u nda pa dhënë shumë detaje rreth asaj që kishte ndodhur mes tyre. Me sa duket, dy ish-të dashuruarit kanë ruajtur një respekt reciprok dhe një lidhje të fortë bashkë që nuk e prish dot as ndarja sentimentale mes tyre.

Bojkeni dhe Semi po bashkëpunojnë për një projekt muzikor. Një mikeshë e tyre ka publikuar një foto ku Bojkeni shihet në një studio muzikore me Semin. Pra, ajo që i lidhi, bashkëpunimi muzikor, nuk është prekur fare nga ndarja e tyre. Nga ana tjetër, edhe Semi është përfolur shpesh për një histori të re dashurie, ashtu, si dhe vetë këngëtarja ka lënë të kuptohet.

Por, duket se raportet e tyre të reja nuk ndikojnë aspak në marrëdhënien që kanë pasur. Të dy të pranishëm në një aktivitet, ata nuk janë shqetësuar aspak se tashmë ish-partneri i saj është në krahët e një vajze tjetër. Dhe duhet thënë se edhe e dashura e re e Bojkenit është e re në moshë dhe një zonjushë shumë simpatike. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë kjo histori mes dy personazheve.

© Panoramaplus.al