Këngëtarja e njohur Fifi së bashku me partnerin e saj në kërcim, balerinin Graciano ka shkëlqyer me performancën e saj në “Dancing with the Stars”.

Mbrëmjen e djeshme pas votimit të jurisë artistja “protestoi” duke u ngjitur sipër tavolinës së jurisë së konkursit të kërcimit dhe iu ka bërë thirrje publikut që ta votojnë atë dhe partnerin e saj, pasi sipas saj Olta, Valbona, Lori dhe Iliri nuk e duan.
Shpesh herë Fifi është shprehur e pakënaqur për vlersimin që i ka bërë juria, duke thënë se kjo e fundit nuk iu jep pikë aq sa duhet për performancën e tyre, por i shikon çiftin me “lupë”.
“Nanusha më votoni, pasi nuk po më do juria”, tha Fifi, duke shprehur bindjen e saj se vota e publikut është jetike për të vazhduar rrugëtimin në këtë garë të njohur.
Ndërsa përballet me një sërë sfidash në konkursin e kërcimit, këngëtarja ka marrë komplimente të shumta nga publiku dhe fansat për perfomancën e saj dhe aftësitë që ka për ta zotëruar pistën e kërcimit, megjithëse kjo performancë sipas saj nuk shndërrohet në pikë nga ana e jurisë.


