28 Gusht, 2018

Fifi poston fotot me rroba banje: Nuk më vjen turp për…


Këngëtarja Filloreta Raçi, ose siç të gjithë e njohin me emrin e artit Fidi, pak ditë më parë nxori në treg këngën e saj më të fundit të titulluar “Habibi”. Kënga tërhoqi vëmendje e të gjithëve për diss-et që iu bënte repereve të tjera shqiptare.

E teksa është dukej shijuar suksesin e këngës së saj më të re, Fifi ka treguar se është me pushime. Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa foto ku shfaqet për herë të parë e veshur me rroba banje.

Këngëtarja shfaqet në këto foto e veshur me një palë rroba banje trupore, teksa merr rreze në ishujt e Ksamilit në Sarandë.

“Nuk më vjen turp për trupin tim. E dua çdo pjesë të trupit tim. Kështu që tregoni respekt”, shkruan Fifi krahas fotove të saj.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al