3 Korrik, 2024

S’jam gruaja perfekte, por…”-Fifi i bën dedikimin e veçantë partnerit në ditën e tij të lindjes! Për çfarë i kërkon falje?


Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur me emrin e artit Fifi, pas daljes nga BBV filloi një romance dashurie me Adis Patushin.Dyshja nuk priti gjatë por e bënë menjëherë publike lidhjen tyre. Tashmë ata janë bërë edhe me një djalë të quajtur Theo Mal.Sot partneri i Fifit feston ditëlindjen e tij kështu që nuk mungon dedikimi i veçant i këngëtares për të.
“Shumë urime për njeriun e jetës time! Më fal që nuk jam gruaja perfekte po për familjen tonë të vogël, për ne, për ty unë do të boj atë që s’bohet. Të dua shumë o babi i bebit tem”-shkruan Fifi.Kujtojmë që vite më parë Adisi ka qënë në një lidhje dashurie me modelen shqiptare Adrola Dushi, fryt i kësaj dashurie qe Troi i cili shihet i lumtur shpesh nëpër postimet e të dy prindërve të tij.

© Panoramaplus.al