5 Nëntor, 2020

Fifi flet për herë të parë publikisht për të dashurin: Luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën time


Mbrëmjen e djeshme, Fifi ishte e ftuar tek “Roped with Olsi”, ku foli më shumë rreth jetës personale dhe profesionale.

fifi (1)

Nisur nga fakti që i dashuri i saj jeton në Gjermani, Olsi e pyeti këngëtaren nëse do hiqte dorë nga karriera në Shqipëri për jetuar atje ose Kosovë.

fifi (2)

Fifi u shpreh se përderisa ka jetuar më parë në Gjermani, mund të kthehej me gjithë qejf atje.

fifi (1)

Gjatë bisedës, këngëtares iu bë një lojë, ku i duhej të zgjidhte mes tre personave të paraqitur në ekran: Flor Mumajesi, Stresi dhe i dashuri i saj, Xhuljo.

fifi (3)

Me cilin nga këto personazhe këtu ti ke pasur një romancë?”- e pyeti Olsi.

fifi (2)

Ndërsa Fifi tha: “Sipas portaleve me të 3. Me Stresin e kam sqaruar se nuk kam pasur asgjë. Por, e kam shumë mik. Flori është artist dhe e kam shumë përzemër. E kam pikë të dobët artistikisht dhe shoqërisht.

fifi (3)

Ky djali që është në këtë foto është një shok i imi shumë i mirë edhe nuk kisha dashur me fol shumë, veç e luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën time”.

fifi (1)

Para pak kohësh, Fifi hoqi të gjithë njerëzit që ndiqte në Instagram përveç Xhuljo Tabakut, duke “konfirmuar” në njëfarë mënyre lidhjen me të.

fifi (3)

Gjithashtu, ajo zbuloi se “stracciatella”, tatuazhi që ka në trup, është fjala që përdor me përkëdheli për të dashurin e saj.

© Panoramaplus.al