Fifi ndjen një boshllëk brenda vetes së saj.

Në një postim në Instagram, ajo shkruan se ndihet bosh dhe kërkon ndihmë.
“A ka kush në botë të ma mbushë këtë boshllëk?”- shkroi Fifi.

Nuk dihet nëse këngëtarja shkroi vetëm një varg kënge apo me të vërtetë ka nevojë për dikë të jetë pranë saj.
Fifi konkurroi në Këngën Magjike me baladën “Marova”, që i dedikohet humbjes së dashurisë, por nuk ka sqaruar nëse i dedikohet dikujt kjo këngë.

Ndërsa jetën e saj personale e ka mbajtur larg vëmendjes së mediave pavarësisht kureshtjes së madhe për të ditur se kush ndodhet në zemrën e saj.



