5 Janar, 2018

Fifi bën planet për të ardhmen: Kur të jem nënë dua të më dal llogaria me lekët se…


Filloreta Raçi e cila njihet gjerësisht me emrin artistik Fifi e ftuar ditën e djeshme tek ‘’Rudina’’ tregoi edhe më shumë rreth planeve të saj për karrierën dhe 2018-ën. 23-vjeçarja e cila tregoi edhe për raportin e ngushtë që kishte me nipin e saj të vogël dhe gjithë dashurinë prej tezeje që i dhuronte.

Pyetjes nëse e mendonte veten gati për t’u bërë nënë, ajo tha se ky është një angazhim shumë i madh në jetë. ‘’Kur të bëj 30 vjeç mund të mendoj për fëmijë. Sepse në atë moshë ka për të më dal llogaria ime me lekët, për ta rritur fëmijën dhe shkolluar. Duhet të përgatitesh psikologjikisht dhe financiarisht, s’mund ta marrësh më qafë.’’- u shpreh ajo.

 

© Panoramaplus.al