Kanë kaluar më shumë se dy vite nga koha që gazetari i njohur Blendi Fevziu u bë baba për herë të dytë, pasi erdhi në jetë vogëlushja Alis.

Që nga ajo kohe, moderatori i emisionit “Opinion” është shprehur se mezi pret të kthehet në shtëpi për të parë të voglën e tij, e sigurisht edhe vajzën e madhe, Mishel.

Ndërkohë herë pas here ai poston në rrjetet sociale foto të vogëlushes Alis. Por si rrallëherë, Fevziu ka postuar një foto ku dallohet qartazi portreti i së bijës.

Alis nga fotografitë e publikuara nga babai i saj, duket se është rritur sa hap e mbyll sytë, ndërsa një veçori që bie në sy janë flokët e saj të gjatë biondë.

© Panoramaplus.al

