Blendi Fevziu, një nga gazetarët më të suksesshëm, ka dy vajza, Mishel dhe Alis, me të cilat nuk ndan shumë shpesh foto në rrjete sociale.

Por, ditën e sotme, vajza e tij e madhe, Mishel, feston ditëlindjen dhe gazetari zgjodhi ta uronte publikisht.

Ai postoi në llogarinë e tij në Instagram një foto të realizuar gjatë një udhëtimi në Paris krah së bijës, ku shkruante:
“Gëzuar ditëlindjen Mishel”.

Nga fotot mund të dallohet ngjashmëria e madhe që Mishel ka me babain.
Në intervista të ndryshme, Blendi ka treguar se ka një lidhje të fortë me të dyja vajzat, të cilat kanë një diferencë të madhe moshe.


