1 Shtator, 2018

Feston ditëlindjen, Mozzik i dedikon Loredanës fjalët më të ëmbla (FOTO)


Reperi shqiptar Mozzik ka kohë që është në një lidhje me Loredana Zefin. Ata janë një prej çifteve më të komentuar të showbiz-it shqiptar, të cilët vijnë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave dhe gjithçka rreth tyre përbën interes për publikun.

Ditën e sotme, partnerja e reperit të njohur feston ditëlindjen dhe Mozzik e ka uruar atë sapo ka kaluar mesnata.

Nëpërmjet një postimi të ëmbël në profilin e tij në “Instagram”, Mozik shkruan: “Urime gruaja ime ditëlindjen, qofsh e lumtur e gëzuar deri në frymën e fundit bashkë me mua”.

Së fundmi Loredana publikoi edhe këngën e saj të parë “Sonnenbrille”, duke treguar se do të ndjekë të njëjtën rrugë si partneri i saj.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al