11 Shkurt, 2021

Feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot Adelina Berisha


Këngëtarja Adelina Berisha feston sot ditëlindjen.

adelina berisha

Ajo ka lindur më 11 shkurt të vitit 1990 dhe mbush plot 31 vjeç.

Sapo ora shënoi 00:00, Berisha publikoi në Instastory-n e saj disa pamje nga festa paraprake që organizoi, ku shihet një tavolinë plot me ushqime të ndryshme.

adelina berisha (4)

Pas kësaj, këngëtarja publikoi edhe një video të realizuar në momentin e fryrjes së qiriut të tortës.

adelina berisha (1)

Faleminderit shoqet më të mira në botë”, shkroi ajo krahas postimit, duke zbuluar kështu se këtë ditë të veçantë e ka nisur me katër mikeshat e saj.

Urimet për artisten ishin të shumta si nga fansat, ashtu edhe nga miqtë e ngushtë.

adelina berisha (3)

Adelina prej vitesh është pjesë e tregut muzikor në Shqipëri dhe ka realizuar disa projekte.

Së shpejti pritet që të publikojë edhe këngën e radhës. Këtë e ka treguar vetë nëpërmjet postimeve që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram nga prapaskenat e xhirimit.

© Panoramaplus.al