Sot këngëtarja Eni Koçi feston 22-vjetorin e lindjes. Ajo ka postuar në “Instastory” foto e video nga surprizat që ka marrë sapo ka hyrë mesnata.

Këngëtarja e njohur ka publikuar një video të tortës me qirinj si dhe një buqetë të madhe me lule. Me këto e ka surprizuar personi më i shtrenjtë për të, motra e saj, Greta.

Gjithashtu edhe Greta ka bërë një urim tepër emocionues për 22-vjetorin e motrës.

“Ti je gjëja më e shtrenjtë, pasuria dhe dashuria ime më e madhe. Motra dhe zemra ime, u bëfsh 100. Gëzuar!”- ka shkruar këngëtarja për të motrën.

Njëkohësisht Eni ka postuar edhe një foto të miqve të saj, në shoqërinë e të cilëve priti 22-vjetorin. “Njerëzit e mi të preferuar”, shkroi Eni në postim.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
