Chris Pratt ka shprehur publikisht dashurinë dhe mirënjohjen e tij për gruan e tij, Katherine Schwarzenegger, me rastin e përvjetorit të gjashtë të martesës së tyre.

Aktori 46-vjeçar, me anë të një postimi në rrjetet sociale, rrëfeu se gruaja e tij ishte ajo që i mësoi se çfarë do të thotë dashuria, mirësia dhe forca, ndërsa e falënderoi atë që solli gëzim dhe besim në jetën e tij.
Siç shkroi Chris Pratt në postimin e tij: “Disa vite më parë sot, u martova me shoqen time më të mirë. Ti më tregove se çfarë do të thotë dashuria, mirësia dhe forca. Faleminderit që na mbush jetën me gëzim, familje dhe besim. Gëzuar përvjetorin, dashuria ime”.
Ylli i Hollivudit filloi të dilte me shkrimtaren 34-vjeçare në qershor 2018 dhe saktësisht një vit më vonë ata u martuan. Çifti ka tre fëmijë.
© Panoramaplus.al
