Një ditë më parë, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Xhensila Myrtezaj festoi 25-vjetorin e lindjes. Kjo datë përkoi edhe me periudhën më të bukur të jetës së saj, duke qenë se Xhensila është në pritje të ëmbël.

Këtë gjë e shprehu nëpërmjet një postimi të një fotoje të saj, ku bashkëngjitur me të shkruante: Këtë ditëlindje jam mbi ëndrra më shumë se kurrë”.

Gjithashtu po mëngjesin e djeshëm ajo i surprizua nga bashkëshorti i saj, aktori i humorit Bes Kallaku me ambientet e shtëpisë të mbushur plot me tullumbace.

Por nuk mbaroi me kaq, pasi në darkë Xhensilën e priste një festë e vërtetë ku u mblodhën familjarët, të afërmit e miqtë e saj.
Ndërsa mëngjesin e sotëm me anë të një videoje në “Instastorie”, Xhensila ka treguar edhe dhuratat që ka marrë e siç shihet, ato duket të jenë luksoze e të markave të shtrenjta.

“Faleminderit”, shkruan Xhensila në një postim tjetër ku shihet e rrethuar nga dhuratat, pa make-up dhe e sapo zgjuar nga gjumi.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
