26 Korrik, 2018

Festoi 49-vjetorin, këngëtarja e famshme tregon sekretin e bukurisë


Një ditë më parë ajo festoi 49-vjetorin e lindjes. Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore Jennifer Lopez, e cila është e bukur, shumë seksi dhe plot energji.

Lopez është gjithmonë në qendër të vëmendjes për linjat e saj trupore dhe lëkurën e shëndetshme e si pasojë të gjithë duan të dinë sekretin e saj. Sipas saj nuk është as paraja dhe as trajnerët personalë, ajo çfarë ju duhet është vetëm vullneti.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme ka ndarë me publikun këshillat e saj për një bukuri të përjetshme. J-Lo rrëfeu se ushqimi është baza ku fillon gjithçka.

“Një dietë e mirë e pasur me perime, proteina dhe ushqime organike do t’ju japë format trupore që keni dashur gjithmonë nëse kjo shoqërohet me stërvitje në palestër”, ka thënë Jennifer.

Ajo parapëlqen të stërvitet herët në mëngjes ndërsa gjatë ditës nëse mundet dremit disa orë gjumë për t’u qetësuar. Për lëkurën e saj ajo përdor gjithmonë acid glicerik për ta mbrojtur atë nga grimi, rrezet e diellit si edhe eleminon qelizat e vdekura. Lopez ka dhënë edhe një tjetër këshillë për fansat e saj, që të konsumojnë sa më pak kafeinë.

 

Panorama Plus

© Panoramaplus.al