Nëse deri tani e gjithë vëmendja ishte te këngëtarja Enca, mesa duket tani është motra e saj që po tërheq gjithnjë e më shumë fansa rreth vetes.

Një ditë më parë, Uindi ka festuar 18-vjetorin dhe ka ndarë me ndjekësit në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” foto nga ditëlindja dhe dhuratat e shumta që ka marrë.

E mesa duket pas ditëlindjes, ajo ka vendosur të relaksohet në shtëpi. Mirëpo ajo që i ka bërë përshtypje të gjithëve është një video provokuese e Uindit në “Instastorie”.

Motra e këngëtares i ka lënë të gjithë pa fjalë kur ka pozuar thuajse e zhveshur nga krevati i saj, duke fokusuar në kamera pjesën e këmbëve dhe vitheve, e më pas e ka drejtuar kamerën për nga vetja, ndërkohë që dëgjonte muzikë.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
