Moderatori i njohur Drini Zeqo është një prej figurave më të njohura të showbizz-it shqiptar. Ai na shoqëron çdo ditë në ekran gjatë transmetimit të lajmeve.

Zeqo është mjaft aktiv në rrjetin social “Instagram”, ku sot ka zbuluar se feston ditëlindjen.

Në “Instastory” Drini ka publikuar video ku tregon se miqtë i kishin organizuar atij një festë surprizë, ku e kanë pritur me tortë e fishekzjarrë.

Gjithashtu ai ka postuar një foto ku shkruan: “U rritëm”. Zeqo feston sot 36-vjetorin e lindjes.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
