Ylli i popit, Rita Ora ka nisur një hetim se kush nga miqtë e saj e dekonspiroi për festimin e paligjshëm të ditëlindjes së saj.
Këngëtarja me origjinë shqiptare beson se një prej miqve informoi policinë në lidhje me festën që ajo po zhvillonte fshehurazi për 30-vjetorin e lindjes.
Raportohet se Rita Ora ka një plan për të zbuluar “tradhtarin/en”, që e nxori keq në sy të fansave të saj dhe e detyroi të kërkojë falje për shkeljeve të rregullave të koronavirusit.
“Nxjerrja në dritë e lajmit e poshtëroi Rita Orën, për të mos përmendur dënimin financiar pasi duhet të paguajë një gjobë prej 10.000 paundësh,”- tha një burim për The Sun.
Pamjet e policëve duke u përpjekur më kot për të hyrë brenda restorantit Casa Cruz në Notting Hill, ku po zhvillohej edhe festa u bënë virale.
Rreth 30 të ftuar, përfshirë modelen Cara Delevingne u kapën mat duke dalë nga dera e pasme.
“Ishte dashur të ishte sekret, por fakti që policia dhe fotografët e dinin se po ndodhte e ka bërë Ritën paranojake,”- tha burimi. “Tani ajo po harton një plan dhe po vendos kurthe në përpjekje për të kuptuar se kush e ekspozoi.”







