Tri ditë më parë moderatorja e njohur Roza Lati festoi ditëlindjen e saj të 29. Ajo zgjodhi një foto shumë sensuale për të uruar veten për këtë ditë të veçantë. Roza shfaqej e zhveshur dhe e mbuluar me trëndafila të kuq.

Vetëm kaq publikoi atë ditë, teksa fansat e saj po prisnin foto e video nga festa e saj me miqtë më të ngushtë dhe familjarët.

Por mesa duket pamjet nga festa e saj e çmendur moderatorja ka vendosur që t’i bëjë publike së fundmi. Në disa video dhe foto që Roza ka publikuar disa orë më parë në “Instastory”, shihet se në ditëlindjen e saj të 29 ajo e ka djegur me shoqërinë e saj.
Në pamjet e publikuara Roza shfaqet duke u argëtuar në maksimum aq sa askush nuk e ka pasur mendjen që të bëjë foto dhe video, prandaj siç ka treguar moderatorja filmimet nga ajo mbrëmje janë të pakta , për këtë arsye të gjitha videot që ka postuar ja kanë dërguar miqtë e saj.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
