Fero dhe Arbenita Ismajli janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Pavarësisht se thashethemet qarkullonin prej muajsh, çifti i konfirmuan lajmet rreth një javë më parë, kur edhe celebruan dashurinë në martesë.
Modelja publikoi foto me barkun e rrumbullakosur ditën e martesës me reperin dhe tregoi se ishte 8 muajshe shtatzënë.
Dhe sot Fero ka zbuluar gjininë e foshnjës që do vijë në jetë së shpejti.
Ai publikoi një foto të modeles, të veshur me një fustan sportiv të ngushtë mbas trupit që i vendoste në pah barkun tashmë të rritur dhe shkroi: “Çikat e mia!”, duke informuar se janë në pritje të një vajze.
Marrëdhënia e çiftit është shoqëruar me ulje dhe ngritje, por kanë arritur që tu bëjnë “ballë” të gjitha vështirësive që u kanë dalë përpara dhe kanë gjetur gjithmonë rrugën drejt njëri-tjetrit.








