Fero dhe Arbenita janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizz-it dhe shpesh janë bërë pjesë e thashethemeve, sipas të cilave dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Por, ata kanë dëshmuar nëpërmjet postimeve në rrjete sociale se diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë dhe se janë bërë për njëri-tjetrin.

Mesa duket, pasi jetuan një histori dashurie për shumë vite, Fero dhe Arbenita e kanë çuar në një tjetër nivel marrëdhënien e tyre.

Sipas “Prive”, burime shumë të sigurta pranë çiftit thanë se dyshja kanë kurorëzuar dashurinë në martesë.

Fero dhe Arbenita i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit, por këtë e dinë vetëm një rreth shumë i ngushtë i familjarëve dhe miqve të tyre.

Fero ka treguar më parë se është njohur me Arbenitën në rrjete sociale dhe pasi i ka shkruar, janë takuar për herë të parë në Shkup.

Sipas tij, Arbenita e ka bërë menjëherë për vete, ndryshe nga femrat e tjera me të cilat ka dalë apo ka pasur marrëdhënie.


